Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

SHBA-ja i ofron Ukrainës tanket e fuqishme

Zyrtarët e Pentagonit kanë konfirmuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të dërgojnë në Ukrainë pakon e re ushtarake në vlerë prej 3 miliardë dollarëve. Për herë të parë, pakoja do të përfshijë tanket e fuqishme Bradley.

Kjo është pakoja që fuqizon Ukrainën me armë më të sofistikuara në luftën e saj kundër forcave ruse. Pakoja që kap vlerën e 2.85 miliardë dollarëve dhe është pakoja më e madhe e ndihmave që Pentagoni ka ofruar deri më tani për Ukrainën.

Gjenerali Pat Ryder ka thënë se tanket Bradley kanë kapacitete ofensive dhe mbrojtëse që do t’i ofrojnë përparësi Ukrainës në vijën e frontit. Pakoja ushtarake pritet të arrijë në muajt e dimrit, para se në pranverë të nisin luftimet e reja.

Përveç tankeve amerikane Bradley, Ukraina pritet të furnizohet nga Gjermania me tanket e njohura Marder. Tanku Bradley është më i lehtë dhe i shpejtë dhe mund të mbajë 10 ushtarë. Shihet si automjet vendimtar për tërheqjen e ushtarëve nga fushëbeteja.

Artikuj të ngjashëm