Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

SHBA-ja do ta pajisë Ukrainën me tanke që shkatërrojnë masivisht

Në fund të janarit, Pentagoni do t'i trajnojë ushtarët ukrainas për përdorimin e armës "Bradley", ka bërë të ditur “Aljazeera”.

500 ukrainasit e parë do të marrin njohuri dhe përgatitje mbi përdorimin e Bradleyt, ndërsa pjesa tjetër e ushtrisë u tha se do të trajtohet sipas nevojës.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar se dhjetëra automjete të blinduara luftarake do t'ia dërgojnë Kievit ditëve në vijim, në përpjekje për ta zmbrapsur agresionin rus.

Ky armatim kap vlerën e 3 miliardë dollarëve, sipas Pentagonit, ndërsa po konsiderohet si pakoja më e madhe e ndihmës për Ukrainën deri më tani. Bradley është automjet i rëndë, gjysmë i blinduar dhe i pajisur me armë 25 mm.

U emërtua sipas një gjenerali amerikan që komandoi trupat amerikane në Luftën e Dytë Botërore. Bradley posedon edhe raketa lëshuese me tuba, drejtohet me valë TOW dhe mund të shkatërrojë disa tanke në të njëjtën kohë.

Edhe SHBA-ja i ofron Ukrainës tanket e fuqishme Botë SHBA-ja i ofron Ukrainës tanket e fuqishme

Peshon 36 tonë dhe ecën 61 kilometra në orë.

Nëpërmjet këtij tanku, Ukraina synon të ndryshojë rrjedhën e luftës dhe t'i shkaktojë Rusisë humbje të armatimit të rëndë.