SHBA-ja do t'i dërgojë Ukrainës rreth 3 miliardë dollarë ndihmë ushtarake, në një paketë të re masive që do të përfshijë për herë të parë disa dhjetëra automjete luftarake “Bradley”, thanë zyrtarët amerikanë të enjten.
Ky do të jetë hapi më i ri i administratës Biden për të dërguar armë gjithnjë e më vdekjeprurëse dhe të fuqishme për të ndihmuar Ukrainën që t’i mundë forcat ruse, raportoi Associated Press të enjten.
Ndihma - me një total prej rreth 2.85 miliardë dollarë është më e madhja në një seri paketash pajisjesh ushtarake që Pentagoni ka tërhequr nga rezervat e tij për t'i dërguar në Ukrainë. Synimi është që ndihma të arrijë sa më shumë te forcat ukrainase gjatë muajve të dimrit, përpara se të fillojë pranvera dhe të fillojë një rritje e pritshme e luftimeve.
Një njoftim lidhur me ndihmën e re pritet të bëhet të premten, thanë zyrtarët, të cilët folën në kushte anonimiteti sepse detajet e paketës nuk janë bërë publike.
Presidenti Joe Biden dhe kancelari gjerman Olaf Scholz konfirmuan në një deklaratë të përbashkët të enjten se SHBA-ja do t’i siguronte Ukrainës “Bradleys” ndërsa Gjermania do të siguronte transportues të blinduar të personelit, “Marder”.
Automjetet luftarake “Bradley” janë automjete luftarake të blinduara të mesme që mund të shërbejnë si një transportues i fortifikuar trupash në fushën e betejës. Ai ka gjurmë dhe jo rrota, por është më i lehtë dhe më i shkathët se një tank. Ai mund të mbajë rreth 10 personel dhe shihet si një mënyrë kritike për të lëvizur trupat të sigurta në betejë.
-
SHBA-ja do ta pajisë Ukrainën me tanke që shkatërrojnë masivisht
-
SHBA-ja i ofron Ukrainës tanket e fuqishme
-
Çfarë ndihma ushtarake i ka dhënë SHBA-ja Ukrainës para pezullimit
-
SHBA-ja planifikon t’i japë armë shtesë Ukrainës në vlerë prej 500 milionë dollarësh
-
SHBA-ja do ta shpallë pakon finale të ndihmës për blerje të armëve për Ukrainën