Izraeli urgjentisht duhet të adresojë “kushtet katastrofike” mes civilëve palestinezë në Rripin e Gazës dhe të ndalojë shtimin e vështirësisë duke kufizuar dërgesat me ndihma, i ka thënë SHBA-ja Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara.
Ambasadorja e SHBA-së, Linda Thomas-Greenfield, ka thënë se gjendja duhet të ndryshojë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Këto kushte katastrofike ishin parashikuar muaj më parë, por ende nuk janë adresuar. Kjo duhet të ndryshojë, dhe të ndryshojë tani”, ka thënë ajo.
Thomas-Greenfield e ka paralajmëruar Izraelin kundër tentimit që të dëbojë përgjithmonë palestinezët nga Gaza, ose që të marrë ndonjë territor, raportoi Guardian.
“Nuk duhet të ketë asnjë ndryshim demografik apo territorial në Rripin e Gazës, përfshirë çdo veprim që zvogëlon territorin e Gazës”, ka theksuar ajo.
Pavarësisht një viti sulmesh të pareshtura të Izraelit në Gaza dhe deklarimeve të Forcave të Mbrojtjes izraelite se e kanë mposhtur Hamasin, tanket izraelite dhe ushtria e kanë sulmuar veriun e Gazës për të tretën herë këtë javë duke pretenduar se aksioni ishte i nevojshëm për të parandaluar “rigrupimin” e Hamasit.
Qindra mijëra civilë në Gaza mbesin të bllokuar nga ofensiva e fundit e Izraelit në kampin e refugjatëve Jabalia, sipas OKB-së.