Botë

Vendet perëndimore bëjnë thirrje për fundin e menjëhershëm të luftës në Gazë

GAZA

25 shtete, përfshirë Britaninë e Madhe, Francën dhe disa vende të tjera kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët, e cila ushtron më shumë trysni kundrejt Izraelit, duke proklamuar se lufta në Rripin e Gazës duhet të përfundojë menjëherë dhe se shteti hebraik duhet t’u bindet parimeve të së drejtës ndërkombëtare.

Ministrat e Punëve të Jashtme nga vendet si Australia, Kanadaja dhe Japonia kanë dënuar vrasjet jonjerëzore të civilëve, përfshirë fëmijëve, që po kërkonin të përmbushnin nevojat elementare, ka raportuar AP.

Në deklaratë, vdekjet e më shumë se 800 palestinezëve afër pikave të shpërndarjes së ndihmave janë kualifikuar si tmerruese, teksa sistemi i ri që menaxhohet nga Fondi Humanitar i Gazës, si i rrezikshëm dhe i paqëndrueshëm.

“Modeli i shpërndarjes së ndihmave i Qeverisë izraelite është i rrezikshëm, nxit pasiguri dhe u mohon palestinezëve dinjitetin njerëzor,” thuhet në deklaratë. “Mohimi nga ana e Qeverisë izraelite i ndihmës humanitare që është thelbësore për popullsinë civile është i papranueshëm. Izraeli duhet të respektojë detyrimet e tij sipas të drejtës ndërkombëtare humanitare”.

Mbi 2 milionë palestinezë, po përballen me krizë të rëndë humanitare në vitet e fundit, duke u mbështetur kryesisht në ndihmat e kufizuara që lejohen të hyjnë në enklavë.

E përjashtim nga lista e vendeve që i formuluan këto kërkesa, bënë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania.