Sekretarja e Thesarit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Janet Yellen, i ka bërë thirrje Kinës të mërkurën që ta bindë Rusinë për t’i dhënë fund luftës së saj në Ukrainë.
Në një fjalim në Uashington, Yellen ka thënë se shpreson që Kina do të bëjë diçka pozitive për të ndihmuar në përfundimin e luftës, pasi pozita e saj në ekonominë globale mund të pësojë, nëse dështon në një gjë të tillë.
“Qëndrimi i botës ndaj Kinës dhe gatishmëria e saj për të përqafuar integrimin e mëtejshëm ekonomik mund të ndikohet nga reagimi i Kinës ndaj thirrjes sonë për veprim të vendosur ndaj Rusisë”, ka thënë ajo, raportoi “New York Times”.
Yelleni ka shtuar se administrata Biden është e vendosur në angazhimin e saj për të kërkuar llogari nga Rusia për shkeljet që po i bën, duke paralajmëruar se ata që kërkojnë të minojnë sanksionet perëndimore, do të përballen me pasoja.
“Koalicioni i unifikuar nuk do të jetë indiferent ndaj veprimeve që minojnë sanksionet që kemi vendosur”, ka thënë ajo.
-
SHBA-ja paralajmëron kompanitë kineze kundër mbështetjes së luftës së Rusisë
-
Ukraina i bën thirrje Kinës ta dënojë agresionin rus
-
Blinken: Kina ka përgjegjësi që ta bindë Putinin t’i japë fund luftës në Ukrainë
-
SHBA-ja po shqyrton më shumë sanksione kundër Rusisë
-
Biden i kërkon Perëndimit ta mbështesë Ukrainën