Prokurorët amerikanë thonë se Jack Teixeira, i akuzuar për rrjedhjen e informacioneve sekrete ushtarake, mund të ketë qasje ende në një grumbull dosjesh të klasifikuara.
Ata kanë thënë se ai duhet të mbetet në paraburgim pasi ai mund të shkaktojë dëm “të jashtëzakonshëm” për sigurinë kombëtare.
Prokurorët shtuan se 21-vjeçari ka histori të kërcënimeve të dhunshme dhe racore, raportoi BBC.
Hetuesit ende janë duke punuar që të përcaktojnë se si Teixeira publikoi dosjet. Ata po hetojnë edhe nëse ai ka mbajtur ndonjë kopje fizike apo digjitale.
Dokumentet që u bënë publike përmbanin informacione të ndjeshme për aleatët e SHBA-së dhe luftën në Ukrainë.
Artikuj të ngjashëm
-
Del para gjykatës 21-vjeçari që publikoi dokumentet sekrete të Pentagonit
-
Zbulohet 21-vjeçari që publikoi dokumentet sekrete të Pentagonit
-
Dënohet me burgim anëtari i Gardës Ajrore që publikoi sekrete të Pentagonit
-
Anëtari i Gardës Kombëtare Ajrore deklarohet fajtor se publikoi dokumente të Pentagonit
-
SHBA-ja insiston se Assange “rrezikoi jetë” duke publikuar sekrete