Komanda Kibernetike, njësi e hakerëve të ushtrisë amerikane, ka kryer sulme kibernetike në mbështetje të Ukrainës, derisa ky vend është duke u mbrojtur nga pushtuesi rus, ka konfirmuar të enjten kreu i komandës, Paul Nakasone.
“Ne kemi kryer një sërë operacionesh në të gjithë spektrin, nga ata sulmues, mbrojtës, deri te operacionet që lidhen me informim”, ka thënë gjenerali Nakasone në një intervistë për “Sky News”, raportoi CNN-i.
Ai nuk ka pranuar të tregojë detaje mbi atë se çfarë kanë sjellë operacionet e komandës në Ukrainë.
Kjo tregon se SHBA-ja ka penguar Rusinë për të kryer sulme kibernetike edhe pse ajo vazhdon të shmangë përfshirjen e drejtpërdrejtë në luftën me armë kundër Rusisë.
Ky konfirmim është pranim i rrallë publik nga zyrtarët ushtarakë amerikanë për operacionet e hakërrimit, që kur Rusia nisi luftën e saj në Ukrainë më 24 shkurt.
-
SHBA-ja: Në Ukrainë, më pak sulme kibernetike ruse se që kemi pritur
-
Zyrtarja e sigurisë kibernetike e SHBA-së në Evropë paralajmëron sulme kibernetike ruse
-
Hakerët rusë sulmuan faqet e institucioneve të Kosovës
-
Uebfaqja e Qeverisë së Ukrainës goditet nga një sulm kibernetik
-
Hakerët rusë shënjestrojnë gjykatat e prokuroritë e Ukrainës