Shtetet e Bashkuara të Amerikës planifikojnë të vazhdojnë të respektojnë detyrimet sipas traktatit të ri të çarmatimit bërthamor START, pavarësisht vendimit të Rusisë për ta pezulluar përkohësisht atë, shkruan CNN.
“Asgjë nuk ndryshon në lidhje me detyrimet që ne duhet të përmbushim”, u tha gazetarëve zëdhënësja e Pentagonit, Sabrina Singh.
Vendimi i Rusisë për të ngrirë marrëveshjen është “i pafat dhe i papërgjegjshëm”, shtoi ajo.
“Qeveria e SHBA-së beson se një fuqi bërthamore e përgjegjshme duhet të vazhdojë të punojë me vende të tjera në mbarë botën që kanë aftësi bërthamore dhe Uashingtoni i merr seriozisht detyrimet e tij sipas traktatit të ri START”, ka thënë Singh.
Të mërkurën, Rusia pezulloi zyrtarisht START-in, traktatin e fundit të madh të këtij lloji me SHBA-në, për shkak të tensioneve të larta për pushtimin e Ukrainës.
Ndërsa Uashingtoni kritikoi ashpër masën, zëdhënësja e Pentagonit theksoi se të dy vendet vazhdojnë të komunikojnë.
-
A fshehin diçka: Pse Rusia nuk lejon inspektimin ndërkombëtar të arsenalit bërthamor?
-
Skadon marrëveshja bërthamore SHBA-Rusi, shtohet frika për garë armatimesh
-
Skadimi i paktit të armëve bërthamore mes SHBA-së dhe Rusisë rrezikon një garë të re armatimesh
-
Rusia: Pezullimi i traktatit së SHBA-së s’e shton rrezikun e një lufte bërthamore
-
Rusia pezullon pjesëmarrjen në traktatin me SHBA-në për armët bërthamore