Shtetet e Bashkuara dhe Filipinet kanë nisur stërvitjet e tyre më të mëdha luftarake në dekada.
Këto stërvitje që përfshijnë edhe një sulm me raketa për fundosje të anijeve në ujërat përtej Detit të Kinës Jugore dhe ngushticës së Tajvanit, ka të ngjarë që do ta alarmojnë Kinën, ndonëse zyrtarë ushtarakë filipinas kanë njoftuar se manovra ka për qëllim forcimin e mbrojtjes bregdetare të vendit dhe nuk kanë për qëllim asnjë vend tjetër.
Stërvitjet e 38-ta vjetore nga aleatët e traktatit afatgjatë do të zgjasin deri më 28 prill dhe do të përfshijnë më shumë se 17 mijë pjesëtarë të personelit ushtarak.
Anijet luftarake të Amerikës, avionët luftarakë, si dhe raketat e saj Patriot e raketat HIMARS do të ekspozohen në këto stërvitje, sipas zyrtarëve ushtarakë të SHBA-së dhe Filipineve.
-
SHBA-ja dhe Filipinet forcojnë bashkëpunimin në Detin Jugor të Kinës
-
Rojat bregdetare të SHBA-së, Japonisë dhe Filipineve zhvillojnë stërvitje ushtarake
-
Kina paralajmëron Filipinet që t’i ndalojë provokimet në Detin e Kinës jugore
-
Kina fillon stërvitje të befasishme ushtarake rreth Tajvanit
-
Rusia e Kina me stërvitje të përbashkëta ushtarake, Putini thotë se duhet të jenë të përgatitur