Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ngritur akuza ndaj tre koreano-veriorëve nën dyshimin se kanë vjedhur më shumë se 1,3 miliardë dollar nga banka dhe biznese të ndryshme në të gjithë botën.
Që të tre janë po ashtu të akuzuar për mbajtjen për qëllime të këqija të programeve të kriptovalutave. Një amerikano-kanadez është akuzuar po ashtu për shpëlarje të parave, në një rast të ndarë shkruan BBC.
Të pandehurit akuzohen po ashtu se ishin pjesë e një sulmi kibernetik të vitit 2017 i cili gjymtoi sistemin kompjuterik të shërbimeve shëndetësore në Britani të Madhe.
Njëri nga të mbrojturit, Park Jin Hyok ishte akuzuar para dy viteve për rol të madh në hakimin e Sony Entertainment Pictures të vitit 2014.
Ai dhe dy të tjerët Chang Hyok dhe Kim II janë të akuzuar për konspiracion kriminal, duke mashtruar bankat dhe biznese të tjera.
Departamenti i Drejtësisë në SHBA thotë se të akuzuarit punojnë për Agjencinë e Inteligjencës ushtarake koreane. Ata besohet se tani gjenden në Korenë Jugore shtet ky i cili nuk bënë ekstradimin e qytetarëve të saj në SHBA për tu përballur me drejtësinë.
-
SHBA-ja padit hakerët koreanoveriorë që vodhën me miliona dollarë
-
Policia jugkoreane arrestoi 215 persona për mashtrimin më të madh të kriptomonedhave
-
Hakerët verikoreanë po vjedhin sekrete ushtarake, thonë SHBA-ja dhe aleatët
-
SHBA-ja thotë se miliona llogari të amerikanëve u prekën nga sulmi kibernetik kinez
-
SHBA-ja, Koreja e Jugut dhe Japonia të shqetësuara për aktivitetet kibernetike të Koresë së Veriut