Komisioni Amerikan i Letrave me Vlerë dhe Shkëmbim (SEC) ka akuzuar themeluesin e shkëmbyesit të bankrotuar të kriptovalutave “FTX”, Sam Bankman-Fried për "orkestrimin e një skeme për të mashtruar investitorët".
Ish-shefi i FTX-it u arrestua të hënën vonë.
“Bankman-Fried ndërtoi një shtëpi me letra mbi një themel mashtrimi", tha kryetari i SEC-it, Gary Gensler.
Ai tha se mashtrimi i supozuar ishte një thirrje për platformat e tjera që të pajtoheshin me ligjet e SHBA-së.
SEC-i akuzoi Bankman-Fried për shkeljen e dispozitave kundër mashtrimit të Aktit të Letrave me Vlerë të vitit 1933 dhe Aktit të Shkëmbimit të Letrave me Vlerë të vitit 1934.
Artikuj të ngjashëm
-
Dënohet me burgim “mbreti” i kriptovalutave
-
Ish-shefi i FTX dërgohet në burg
-
Mbreti i kriptovalutave mohon se ka mashtruar klientët dhe investitorët
-
Themeluesi i FTX-it lirohet në arrest shtëpiak me një garanci prej 250 milionë dollarësh
-
Mbreti i arrestuar i kriptovalutave pajtohet që të ekstradohet në SHBA