Departamenti i Shtetit të SHBA-së dënoi sulmin e ndërmarrë kundër atyre që po kryenin adhurim gjatë namazit të xhumasë në qytetin Kunduz të Afganistanit.
Zëdhënësi i Departamentit, Ned Price në një deklaratë me shkrim tha se "SHBA-ja dënon në mënyrën më të fuqishme sulmin kundër atyre që kryenin adhurim gjatë namazit të xhumasë në qytetin Kunduz të Afganistanit".
Duke përcjellë ngushëllimet për familjarët e personave që humbën jetën në sulm, Psaki vuri në dukje se populli afgan meriton një të ardhme të pastruar nga terrorizmi.
Mbi 50 persona humbën jetën dhe 143 të tjerë u plagosën në një sulm me bombë që u krye gjatë namazit të xhumasë në një xhami shiite në zonën Sayed Abad në rajonin Kunduz në veri të Afganistanit.
-
Sulmi që la së paku 46 të vdekur në një xhami, sfidon talebanët
-
Shpërthim me bombë në një xhami në Afganistan, të paktën 40 të vdekur
-
Katër të arrestuar për sulmin vetëvrasës në Islamabad
-
Vriten 6 besimtarë myslimanë teksa po luteshin në një xhami në Afganistan
-
21 të vdekur nga sulmi me bombë në Afganistan