Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

SHBA, burri plagos 6-vjeçaren pasi topi i saj ra në oborrin e tij

Policia në Karolinën e Veriut po e kërkon një burrë të akuzuar për plagosjen e një 6-vjeçareje dhe babanë e saj pasi topi i tyre kishte rënë në oborrin e të dyshuarit.

Dy viktima të tjera po ashtu u lënduan.

Policia tha se 24-vjeçari i dyshuar mbetet në arrati, raportoi BBC.

Ai përballet me katër akuza për tentim vrasje të shkallës së parë.

I dyshuari është i njohur për policinë pasi dyshohet edhe për sulm ndaj të dashurës së tij në dhjetor.

Të mërkurën policia u thirr në vendngjarje, nga ku më pas raportoi se vajza dhe babai i saj ishin të lënduar rëndë. Fqinji kishte treguar se të shtënat me armë erdhën pasi topi ra në oborrin e të dyshuarit.