Një 6-vjeçar nga Connecticuti në SHBA pësoi djegie të rënda në fytyrë dhe këmbë, pasi u godit me një top që digjej i cili iu hodh nga një tjetër fëmijë i vogël, raportoi të mërkurën AP-ja.
Djali po trajtohet për djegie të shkallës së dytë dhe të tretë në një spital.
Nga shërbimi emergjent u tha se raportet e para tregojnë se katër fëmijë pa mbikëqyrje u panë të luanin me benzinë dhe duke i ndezur në flakë objektet.
Motra e djalit që pësoi ka thënë se një 8-vjeçar i të njëjtës familje i hodhi benzinë topit të tenisit dhe ia gjuajti vëllait të saj, që ishte në oborrin e ndërtesës.
“Brenda sekondash ai erdhi duke thënë ‘Mami, ata ma vunë flakën’”, tha motra e tij.
Nëna e djalit tha se ai pritet të dalë nga spitali për pak ditë dhe shtoi se fytyra e tij ishte e ënjtur dhe me flluska nga zjarri.
-
SHBA, burri plagos 6-vjeçaren pasi topi i saj ra në oborrin e tij
-
Shtatë të vdekur, mes tyre tre fëmijë si pasojë e një zjarri në Francë
-
Shtatë të rinj të plagosur si pasojë e sulmit me armë zjarri në Indianapolis të SHBA-së
-
Lëndohet një person në Kamenicë pasi iu dogj shtëpia nga ndezja e kaminit
-
Katër të vdekur në New York pas një sulmi me thikë, dy prej tyre fëmijë