Një amerikan nga Louisiana po akuzohet për sulm të rëndë pasi qëlloi një fëmijë që po luante jashtë shtëpisë së tij.
Vajza 14-vjeçare pësoi plagë në kokë nga arma e zjarrit dhe u dërgua në spital, por është jashtë rrezikut për jetë.
Hetuesit zbuluan se disa fëmijë po luanin në lagje dhe po fshiheshin në pronën e fqinjit, raportoi AP.
David Doyle u tha hetuesve se e mori armën kur pa hije jashtë shtëpisë së tij dhe qëlloi mbi njerëzit që i pa se po vraponin, pa ditur se qëlloi vajzën.
Rasti është më i fundit nga një seri gjuajtjesh me armë në SHBA në rrethana të ngjashme.

Foto: BBC
Artikuj të ngjashëm
-
Las Vegas: Fëmija plagoset nga arma që e gjen në këndin e lojërave
-
Amerikani qëllon për vdekje 4 fëmijë, thoshte se e kishte “djallin në kokë”
-
SHBA, burri plagos 6-vjeçaren pasi topi i saj ra në oborrin e tij
-
Amerikania 10-vjeçare arrestohet, qëlloi për vdekje gruan që po përleshej me të ëmën
-
Tetë fëmijë të vrarë në të shtënat në Luiziana, thotë policia