Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shangai rihapet, por vazhdon të testojë banorët e tij

Shangai, Kinë, COVID-19, maj 2022

Teste masive po kryhen në Shangai pasi gjatë fundjavës u raportuan tri infektime lokale në mesin e punëtoreve të një salloni bukurie. Në një xhirim të emetuar nga një mediumi lokal, banorët janë parë duke pritur në radhë për t’u testuar në pika të përkohshme të vendosura nëpër kënde rrugësh.

Banorëve u është kërkuar që të mos dalin nëse nuk kanë punë të domosdoshme për të kryer pa u testuar në pikat mobile. Pos kësaj, teste u janë kryer edhe 110 mijë nxënësve që kanë hyrë në testin e maturës.

Shumë prej fëmijëve janë lajmëruar në shkollë me testet e tyre me vete. Në disa zona që ka pasur më pak raste pozitive, kufizimet janë zbutur duke lejuar rihapjen e disa bizneseve.