Gjashtë persona janë nën hetim në Shangai pasi një banore e një shtëpie për të moshuar gabimisht u shpall e vdekur, u fut në qese dhe u dërgua në një automjet funeralesh në pritje deri kur punonjësit e morgut vërejtën se ishte ende gjallë, raportoi The Guardian të martën.
Pamjet e incidentit u shpërndanë në internet duke nxitur reagime të ashpra. Nxiti shqetësime edhe për sistemin mjekësor të vendit.
Në pamje, punonjësit me rroba mbrojtëse shihen duke e nxjerrë trupin nga automjeti i morgut. Ata shikojnë brenda qeses dhe kuptojnë se personi është ende gjallë.
“Gjallë. A e pe këtë? Gjallë”, thotë njëri. “Mos e mbulo më”, thotë një tjetër.
Policia tha se pesë zyrtarë, përfshirë drejtorin e shtëpisë së të moshuarve dhe një mjek, janë nën hetim.
上海新长征福利院把还活着的老人装进尸袋,要送去殡仪馆火化,被运尸体的殡仪馆工作人员发现:“活的!”看来这是嫌上海老人死得还不够多,烧死活人不算死于新冠就行。 pic.twitter.com/O6Zn5qV76L
— 方舟子 (@fangshimin) May 1, 2022
-
Një 55-vjeçar australian u dërgua i gjallë në morg
-
Hong Kongu arreston të tjerë për djegien e ndërtesave teksa numri i të vdekurve arrin në 151
-
Gjendet e gjallë gruaja në Tajlandë që besohej se kishte vdekur dhe po bëhej gati për t’u djegur
-
Prokuroria nis hetimet pasi një foshnjë e pajetë u gjet në mbeturina në Prishtinë
-
Vdiq në spital një grua në Pejë, Policia e cilëson si vdekje të dyshimtë dhe po e heton rastin