Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Sfida e rrezikshme i kushton me jetë yllit të TikTokut

Një influencues kinez është bërë i dyti që vdes brenda një muaji për shkak të sfidës së pijes drejtpërdrejt në rrjetin social TikTok, shkruan DailyMail.

Zhong Yuan Huang Ge, 27 vjeç, i njohur gjithashtu si “Brother Huang”, vdiq nga konsumimi i tepërt i alkoolit më 2 qershor.

Vdekja u konfirmua nga gruaja e tij në median kineze Jimu News të martën, e cila ka thënë se ai po përpiqej të fitonte para për të shlyer borxhet e tij.

Ky është incidenti i dytë në një muaj, pasi influencuesi tjetër nga Kina, “Brother Three Thousand”, 34 vjeç, u gjet i vdekur menjëherë pasi u pa duke konsumuar sasi të tepërta alkooli në Douyin, versioni kinez i TikTokut.

Në një video drejtuar 176 mijë ndjekësve të tij, Huang kishte filmuar veten duke pirë dhjetëra shishe alkool.

Edhe Influenceri meksikan vritet gjatë transmetimit live Botë Influenceri meksikan vritet gjatë transmetimit live

Gruaja e tij ka thënë se do të punonte për pjesën tjetër të jetës për të paguar borxhet e tetë vjetëve të burrit të saj, sipas Straits Times.

Çifti ka një djalë, i cili po përgatitet të fillojë kopshtin këtë vit dhe Huang kishte ndërtuar një shtëpi të re vetëm këtë vit.