“Seriozisht njerëz – ndaloni blerjen e maskave” është thirrja që u ka bërë njerëzve kryemjeku i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jerome M.Adams.
Sipas tij, mesazhin e të cilit e përcjellë edhe New York Times, maskat nuk mund të ndihmojnë në parandalimin e përhapjes së koronavirusit, tash i njohur me emrin COVID-19, transmeton Koha.net.
“Maskat nuk janë efektive në parandalimin e prekjes me koronavirus, por nëse ofruesit e përkujdesit shëndetësor nuk mund t’ua ofrojnë ato pacientëve të sëmurë, ata dhe komunitetet tona vihen në rrezik”, ka shkruar Adams në Twitter.
A fantastic #SaturdayThoughts read from @NIH Dr. Fauci and @CDCgov Dr. Redfield ??
— Jerome Adams (@JeromeAdamsMD) February 29, 2020
Covid-19 — Navigating the Uncharted | NEJM https://t.co/7rQ9varXe5
Mjeku i përgjithshëm amerikan, gjatë së shtunës, ka paralajmëruar se maskat s’janë efektive, prandaj, mos të bëhet panik nëpër vende ku tashmë është përhapur koronavirusi.
Apeli i tij ka ardhur teksa konsumatorët në panik po nguten për të blerë maska në dyqane ‘online’, duke nxitur rritje të madhe të çmimit të maskave, por edhe në shtim të produkteve false.
Sipas kryemjekut, metoda më e mirë për t’u mbrojtur nga koronavirusi, është pastrimi i rregullt i duarve, qëndrimi në shtëpi i atyre që s’ndihen mirë me shëndet, dhe mos dalja nëpër tubime.
Seriously people- STOP BUYING MASKS!
— U.S. Surgeon General (@Surgeon_General) February 29, 2020
They are NOT effective in preventing general public from catching #Coronavirus, but if healthcare providers can’t get them to care for sick patients, it puts them and our communities at risk!
https://t.co/UxZRwxxKL9