Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Mbulimi i dyfishtë i gojës dhe hundës, trendi më i ri për mbrojtje më të mirë nga COVID-19

Mbulimi i gojës nga më shumë se një maskë në kohë pandemie po shihet si një trend për tu mbrojtur më mirë nga COVID-19.

Zyrtarë të shëndetit publik po këshillojnë se “maskimi i dyfishtë” është një mënyrë e mirë për të rritur nivelin e mbrojtjes nga koronavirusi, shkruan CNN.

Ky trend është parë edhe tek presidenti i SHBA-ve Joe Biden, i cili kishte vënë një maskë kirurgjikale dhe një të zezë sipër saj, në disa paraqitje të tij.

Njëjtë kishte vepruar disa here edhe zëvendës-presidentja Kamala Harris.

Studimet thonë se një maskë e vetme nuk është sa duhet efikase për të bllokuar aerosolët.

Edhe Epoka e re e mbrojtjes nga COVID-19 mund të vijë në formën e pilulës ose sprejit Lifestyle Epoka e re e mbrojtjes nga COVID-19 mund të vijë në formën e pilulës ose sprejit

Ndërkohë një studim i vitit 2020 ka gjetur se maskat kirurgjikale janë deri në 50 për qind efektive për mbrojtjen e atij që e vë atë ndërkaq 60 deri në 70 për qind efektive për t’i mbrojtur të tjerët.

Megjithatë, një profesor i Universitetit të Harvardit thotë se vënia e një maske kirurgjikale e sipër saj të një maske tjetër jep efekt të madh në mbrojtje nga grimcat e tjetrit.