Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Serbia thotë ka prodhuar “automatikun e shekullit 21”

Kragujevac, 27 mars – Fabrika e municionit “Zastava oruzhje” (Armët Zastava) ka përfunduar realizimin e pushkës së re modulare automatike, e cila ditëve të ardhshme do t’i prezantohet kreut shtetëror e ushtarak të Serbisë në poligonin Nikinci, njoftojnë mediet serbe, transmeton Koha.net.

Bëhet fjalë për pushkën automatike me kalibër 7,62x39 dhe me kalibër 6,5 “grendel”, që ka tytën e ndërrueshme dhe bën pjesë në gjeneratën e fundit të pushkëve automatike, ndërsa për nga performanca në shumë aspekte ua kalon të gjitha atyre që janë parë deri tash në këtë segment armatimi, theksojnë raportimet.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Siç pohojnë mediet e Beogradit, inxhinierët e “Zastava oruzhja” ia kanë dalë që brenda më pak se një viti punë kanë ndërtuar pushkën automatike që bën pjesë në armatimin e ushtarëve të shekullit 21, transmeton Koha.net.

{gallery}