Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Pushkë belge për ushtrinë serbe

Pjesëtarë e Ushtrisë së Serbisë së shpejti do të pajisen me pushkët automatike më bashkëkohore të prodhimit belg.

Bëhet fjalë për pushkët SCAR-L, të prodhuara për nevojat e njësive speciale në fabrikën “FN Herstal”.

Sipas asaj që shkruan gazeta “politika” e Beogradit, fjala është “Projektin 1.500”, i cili parasheh pajisjen e 1.500 ushtarëve të Serbisë me armatimin më modern, transmeton Koha.net. Këta ushtarë do të stërviten për detyrat më speciale të mundshme.

SCAR-L është pushkë e shekullit 21.

Zhvillimi i saj ka nisur në vitin 2004 kur komanda e njësive speciale të forcave ushtarake amerikane bëri kërkesë për furnizim me pushkë të reja.

Konstruktorët belgë krijuan pushkën SCAR -L që u tregua e jashtëzakonshme në testime e fabrika “FH Herstal” mori punën prestigjioze për pajisjen me to të specialëve amerikanë.

Edhe Shërbimi ushtarak në Ballkanin Perëndimor: Nga TikTok-u në kazermë Arbëri 17 o. më parë Shërbimi ushtarak në Ballkanin Perëndimor: Nga TikTok-u në kazermë

Kjo pushkë përdor plumbin standard të pushkës së NATO-s 5,56 mm, ka kondak palosës dhe të përshtatur sipas gjatësisë.

Në të mund të montohen nishane të ndryshëm ditorë, të natës e laserikë, llambë baterie si dhe nën tyta për hedhje granate me çfarë i rritet shumë fuqia e veprimit të zjarrit.

Pushka, pa kutinë për municion, është e rëndë 3.5 kilogramë.