Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Serbia me lansues të rinj raketorë

Shefi i Shtatmadhorisë së Ushtrisë së Serbisë gjenerali Lubish Dikoviq ka deklaruar se Serbia është duke zhvilluar armë, raketa e blinda të reja, transmeton Koha.net.

Ai, siç përcjell rts, Serbia në periudhën e shkuar, industria ushtarake e Serbisë ka punuar me kujdes në gjetjen e zgjidhjeve dhe në modernizmin e sistemeve ekzistuese të armëve si dhe krijimin e armëve të reja që do të prodhohen.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Këto armë e armatime, ka thënë ai do të demonstrohen në ushtrimet ushtarake që do të në këtë vend.

“Në këto ushtrime do të tregojmë armët në zhvillim, karakteristikat e tyre, specifikat, përkatësisht fuqinë e tyre. Do t’i tregojmë mbi 40 armë e mjete që janë ose të reja ose në fazën e zhvillimit, do të shihen për herë të parë edhe sistemet raketore, ato të blindimit të cilat qytetarët do t’i shohin për herë të parë”, ka thënë Dikoviq duke shtuar se në këto manovra do të ketë befasi siç është për shembull lansuesi i raketave të kalibrave të ndryshëm “Morava”, pastaj ai “Milosh” ku janë ndërthurur të gjitha mundësitë dhe mund të kryejë detyra në largësi më të mëdha.

“Çdo ditë e vlerësojmë gjendjen dhe shkallën e rrezikshmërisë së Serbisë dhe përfundimi është se Serbia aktualisht nuk është e rrezikuar ushtarakisht”, ka thënë Dikoviq shtuar se numri aktual i ushtarëve plotëson nevojat e ushtrisë së Serbisë, ndërsa pranimi i më shumë se 1.500 ushtarëve profesionistë do ta përforcojë përbërjen e njësive ushtarake.