Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Serbia konfirmon dy raste me Delta

Foto: Reuters

Serbia ka konfirmuar dy rastet e para me variantin e koronavirusit Delta. Sipas autoriteteve në Serbi dy shtetas serbë u konfirmuan si të infektuar me Delta, të cilët së fundi janë kthyer nga jashtë vendit.

Të dy pacientët e infektuar janë të rinjtë dhe se gjendja e tyre shëndetësore është stabile, derisa sipas mjekëve ata nuk janë vaksinuar.

Epidemiologët në Serbi u kanë bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen, pasi që sipas tyre vaksina mbron prej shumicës së varianteve të koronavirusit.

Artikuj të ngjashëm