Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Serbia regjistron 8 raste me variantin Delta

Foto: Driton Paçarada/ Koha Ditore

Serbia ka regjistruar 8 raste me variantin Delta, që sipas autoriteteve në Serbi këto raste për momentin gjenden në izolim.

Por ministri i Shëndetësisë në Serbi, Zlatibor Lonqar ka thënë se është i bindur se ka edhe raste tjera, kjo për shkak siç ka thënë ai vonesave në vaksinim, e që sipas tij do të ndikojë në përhapjen më të madhe të virusit.

Ai më tutje ka theksuar se është tërësisht logjike kërkesa e mjekëve në Serbi që qytetarët të cilët nuk kanë marrë vaksina të paguajnë vet koston e trajtimit, në kohën kur shteti ka ofruar në dispozicion disa lloje të vaksinave dhe qytetarët mund të zgjedhin se me cilën vaksinë duan të imunizohen.

Artikuj të ngjashëm