Varianti Omicron tashmë ka rrethuar Kosovën. Pas Malit të Zi, Serbisë e Shqipërisë, tani edhe Maqedonia e Veriut ka konfirmuar rastin e parë me variantin e ri të COVID-19. Me këto shtete kufizohet Kosova.
Mali i Zi konfirmoi rastet e para me variantin e ri më 16 dhjetor, ndërsa Serbia dy ditë më parë.
Shqipëria, përmes Komitetit Teknik të Ekspertëve, njoftoi dje se vendi ishte prekur me variantin Omicron. Maqedonia e Veriut sot bëri të ditur për praninë e variantit të ri në këtë vend.
Edhe Kosova ka çuar disa mostra për testim në Gjermani dy javë më parë, që dyshohen të jenë me variantin Omicron. Rezultati pritet të arrijë këto ditë.
Varianti Omicron, sipas studimeve të para, përhapet shumë shpejt pasi përmban një numër të madh mutacionesh. Sipas një studimi britanik, Omicroni shkakton më pak hospitalizim se Delta, por megjithatë është e paqartë nëse ky lloj varianti është më i dobët apo për shkak të numrit të madh të vaksinimit në Britani.
-
Zbulohet rasti i parë i variantit Omicron në Maqedoni të Veriut
-
As Kosova nuk pritet të shpëtojë nga varianti Omicron
-
Kosova dërgon nesër në Gjermani mostra për testim të variantit Omicron
-
Kosovës i afrohet varianti i ri, MSH-ja paralajmëron dozën e tretë nga ky muaj
-
Afrohet Omicroni, arrin në Kroaci