Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Serbia e Turqia nënshkruajnë deklaratën për themelimin e Këshillit për bashkëpunim

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe homologu i tij turk Recep Tayyip Erdogan nënshkruan sot në Beograd deklaratën e përbashkët politike për themelimin e Këshillit të Lartë për bashkëpunim Serbi-Turqi, transmeton kp.

Pas kësaj në Pallatin Serbia do të nënshkruhen edhe më shumë se dhjetë marrëveshje për bashkëpunim tregtar dhe ekonomik ndërmjet dy shteteve.