Senatorja e opozitës në Bolivi, Jeanine Anez e ka shpallur veten presidente të përkohshme të vendit amerikano-jugor, pas dorëheqjes së Evo Morales.
Anëtarët e partisë së Morales e bojkotuan seancën, gjë që e bën emërimin pa konsensus.
Por Anez insistoi se emërimi i saj është në përputhje me Kushtetutën dhe u zotua se do të mbajë zgjedhje të parakohshme së shpejti.
“Si presidente e Dhomës së Senatorëve, menjëherë marr presidencën ashtu siç është me rendin kushtetues”, tha ajo duke u duartrokitur nga ligjvënësit opozitarë.
Morales e dënoi njoftimin dhe emërimin e Anez duke e quajtur edhe grusht shteti, transmeton kp.
Ish-presidenti iku nga vendi duke kërkuar azil në në Meksikë, pasi pretendoi se jeta e tij ishte në rrezik nëse qëndronte Bolivi.
-
Partitë politike pajtohen për zgjedhje të reja në Bolivi
-
Ligjvënësit bolivianë përleshen rreth zyrtarëve të burgosur
-
Caktohet më 3 maj dita e zgjedhjeve të reja në Bolivi
-
Prokurorët urdhërojnë arrestimin e ish-presidentit bolivian, Morales
-
Morales mbërrin në Meksikë, thotë se do të vazhdojë të merret me politikë “sa të jem gjallë”