Një debat i nxehtë në Parlamentin bolivian ka përfunduar të mërkurën me shkëmbimin e grushteve mes ligjvënësve të pozitës dhe opozitës.
Sherri ka plasur gjatë debatit rreth arrestimit të ish-zyrtarëve nga radhët e Qeverisë së përkohshme të Zhanin Anjezit.
Derisa disa ligjvënës kanë thënë se administrata e Anjezit ishte Qeveri e përkohshme ligjore e caktuar pas zgjedhjeve të manipuluara, të tjerët e kanë cilësuar si puç për rrëzimin e ish-presidentit Evo Morales.
Anjezi kishte marrë përsipër drejtimin e vendit pas dorëheqjes së Moralesit dhe ikjes së tij në azil.
Por ajo është arrestuar nën akuzat për inicimin e rrëzimit të Moralesit, pasi që partia e tij e mori sërish pushtetin pas zgjedhjeve të 2020-s.
-
Arrestohet gjenerali bolivian për organizimin e një tentative për grusht shtet
-
Burgosja e opozitarit, deputetet në Bolivi kacafyten mes vete
-
Venezuela thotë se i ka liruar 99 të burgosur të arrestuar pas protestave zgjedhore të 2024-s
-
Disa të arrestuar në Serbi mes tensionesh para tubimit të madh kundër Qeverisë
-
Tensione në Argjentinë, policia përleshet me protestuesit