Deputetet në Bolivi janë kacafytur me njëra-tjetrën gjatë debatit për opozitarin e burgosur nën akuzat për rebelim.
Luis Fernando Camacho, lideri i opozitës në Bolivi, është arrestuar në dhjetor të vitit 2022.
Arrestimi i Camachos, i cili po shërbente si guvernator i rajonit Santa Cruz, ka ngjallur trazira sociale në shtetin latin.
Deputetet e partisë së tij gjatë seancës kanë bërë thirrje për lirimin e tij dhe kanë akuzuar pushtetin për shtypje të opozitës.
Camacho ishte akuzuar si nxitës i ngjarjeve, të cilat, sipas qeverisë, ishin grusht shtet në vitin 2019.
Liderët e opozitës kanë kundërshtuar këto akuza, duke argumentuar se ngjarjet e vitit 2019 ishin protestë që detyruan dorëheqjen e presidentit të atëhershëm, Evo Morales.
- Kosova si Spanja
-
Rrëmbehet lideri opozitar i Venezuelës pak orë pas lirimit nga paraburgimi
-
Venezuela liron figura të opozitës pas burgimeve të gjata me motive politike
-
Venezuela liron dhjetëra të burgosur politikë, njofton një grup i të drejtave të njeriut
-
Trumpi lë në hije opozitën e Venezuelës dhe mban në pushtet partinë e Maduros