Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Prokurorët urdhërojnë arrestimin e ish-presidentit bolivian, Morales

Bogota, 19 dhjetor – Prokurorët bolivianë lëshuan dje një urdhër arresti për ish-presidentin Evo Morales, në azil politik në Argjentinë.

Urdhri u lëshua mbi akuzat për rebelim, terrorizëm dhe financimin të terrorizmit.

E përditshmja “El Deber” raportoi se një tjetër urdhër arresti u lëshua për Faustino Yucra Yarwi-n, anëtar kryesor i partisë së majtë “MAS” të Morales-it. Yucra Yarwi dyshohet se ka ndihmuar ish-presidentin Morales të nxisë protestat kundër presidentes së përkohshme, Jeanine Anez.

Javën e kaluar Morales u largua nga Meksika për në Argjentinë, ku iu dha e drejta e statusit të refugjatit.

“Nuk kam frikë nga arrestimi” deklaroi Morales, duke shtuar se nuk mund të gjejnë asnjë provë kundër tij./DPA