Senati amerikan unanimisht ka aprovuar pranimin e Maqedonisë së Veriut në NATO me vota 91-2, që nënkupton se shteti i vogël ballkanik është një hap më afër që të bëhet anëtari i 30-të i NATO-s.
Ky vendim shënon një fitore për Shkupin pasi Bashkimi Evropian vendosi të mos i nisë negociatat për anëtarësim gjatë kësaj jave. Por dërgon edhe një mesazh më të gjerë të mbështetjes për Evropën dhe përmbajtjes për Evropën, ka thënë kryesuesi i Komitetit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë Jim Risch, republikani nga Idaho, transmeton Koha.net.
“Kjo paraqet një shabllon për të gjithë evropianët, se janë të mirëseardhur, se dera është e hapur, se ne dëshirojmë që ata të hyjnë në NATO”, tha Risch para gazetarëve ë martën, raporton mediumi “defensenews”.
“Rusët e urrejnë këtë gjë, urrejnë rritjen e NATO-s për kah madhësia, por ne dëshirojmë t’i inkurajojmë evropianët”.
E vetmja votë “jo” erdhi nga senatorët Rand Paul dhe Mike Lee, dy Republikanët që anojnë kah liberalët.
Edhe
SHBA ratifikoi Protokollin për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO
22 shtete kanë ratifikuar deri më tani protokollin për anëtarësim për Maqedoninë e Veriut. Vendi mund të bëhet anëtar i NATO-s porsa të votojnë edhe shtatë shtetet e mbetura.
Maqedonia e Veriut pritet që t’i bashkohet aleancës në një takim të liderëve të NATO-s që do të mbahet në dhjetor në Londër.