Një sasi prej 1.2 tonësh marihuanë është sekuestruar mbrëmjen e të mërkurës në Shkup.
Lënda narkotike me peshë 1,240 kg u gjet në një depo në lagjen Butel.
Lajmi, siç transmeton oranews, është konfirmuar edhe nga drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Sasho Tasevski.
"Përmes Departamentit të Policisë Kriminale, në kuadër të masave të intensifikuara në luftën kundër trafikut të paligjshëm të drogës në koordinim dhe udhëzim me Prokurorinë Publike Kavadar, aktualisht po kryhet një veprim në zonën e Shkupit, ku 12 paleta janë gjetur dhe konfiskuar në një depo në Butel. Droga peshon 1,240 kg, e paketuar në qese vakuumi polietileni. Një person kundër të cilit do të ngrihet kallëzim penal në bazë të nenit 215 paragrafi 1 të Kodit Penal në Prokurorinë Publike Kavadarci është liruar. Hetimi po vazhdon me qëllim të përcaktimit dhe zbulimit të personave të tjerë të përfshirë në rastin e tregtisë së paligjshme të marijuanës”, ka shkruar Tasevski.
-
Sekuestrohen mbi 17 kilogramë marihuanë në Kaçanik
-
Sekuestrohen rreth 7 kg marihuanë në Merdar, arrestohet një person
-
Sekuestrohen mbi 6 kg marihuanë e mbi 3 kg heroinë, arrestohet dy të dyshuar
-
Konfiskohen mbi 500 kg marihuanë në një stallë në Suharekë
-
Kamenicë, gjatë riparimit të ulëses së një veture zbulohen paketime me drogë