Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Sekretari i mbrojtjes i SHBA-së shtrihet në spital

Shefi i mbrojtjes amerikane, Lloyd Austrin, u shtrua në spital në fillim të kësaj jave pas komplikimeve mjekësore dhe tani po ndjek procedurat e shërimit, ka thënë Pentagoni të premten.

"Në mbrëmjen e 1 janarit, Sekretari i Mbrojtjes Lloyd J. Austin III u pranua në Qendrën Mjekësore Ushtarake Kombëtare Walter Reed pas komplikimeve pasi pati ndërhyrje mjekësore së fundmi”, ka thënë në një deklaratë zëdhënësi gjeneral Pat Ryder.

Austin pritet t’i kthehet detyrave gjatë ditës së sotme.

Ryder nuk dha detaje në lidhje me komplikimet shëndetësore.

Austin, 70 vjeç, është gjeneral i ushtrisë me katër yje në pension, i cili ka shërbyer si shefi i 28-të i mbrojtjes që nga 22 janari 2021.