Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Së paku 43 të vdekur në New Delhi nga djegia e një fabrike

Foto: Reuters

Së paku 43 persona kanë vdekur të dielën në kryeqytetin e Indisë, New Delhi, kur një zjarr përshkoi një fabrikë gjashtë-katëshe ku punëtorët po flinin, kanë thënë zyrtarë të Qeverisë.

Fabrika po prodhonte çanta dore dhe shumë materiale për përpunimin e tyre gjendeshin brenda fabrikës për çka edhe zjarri u përhap me shpejtësi, kanë raportuar mediat lokale, raporton Reuters.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Megjithatë, nuk janë dhënë detaje të menjëhershme mbi shkaktarin e zjarrit.

“Deri më tani kemi shpëtuar mbi 50 persona, shumica prej të cilëve ishin prekur nga tymi”, ka thënë Atul Garg, zyrtar në Shërbimin e Zjarrfikësve në Delhi, transmeton Koha.net.

Rreth 30 makina zjarrfikëse rrethuan ndërtesën ndërsa të lënduarit u dërguan në spitalet e afërta, tha më tej ai.

Fabrika punonte në një zonë të ngjeshur banimi.

Zjarri është fikur dhe tani kanë nisur kërkimet brenda fabrikës për të zbuluar nëse ka ende persona tjerë të ngujuar, ka thënë një zyrtar policie për Reutersin.