Zjarri ka përfshirë një ndërtesë zyre katërkatëshe në Delhi, duke lënë të vdekur të paktën 27 persona dhe të plagosur të paktën 12 të tjerë, kanë bërë të ditur shërbimet e urgjencës, raporton BBC të shtunën.
Më shumë se 70 persona ishin në ndërtesë kur filloi zjarri derisa policia theu xhamat dhe përdori litarë për të shpëtuar njerëzit.
Rreth 20 makina zjarrfikëse u përdorën për të shuar zjarrin pranë stacionit të metrosë Mundka në perëndim të kryeqytetit të Indisë.
Zjarrin mendohet se e ka shkaktuar një qark i shkurtër. Mediat indiane raportojnë se janë bërë dy arrestime.
Duke shprehur ngushëllimet e tij për humbjen e jetëve, kryeministri Narendra Modi premtoi 2,580 dollarë për të afërmit si kompensim për çdo vdekje.