Të paktën tetë punëtorë mbetën të vdekur dhe mbi dhjetëra të tjerë u lënduan pasi një zjarr shpërtheu në një fabrikë kimike në veri të Indisë, tha policia të shtunën.
Zjarri u nis pasi një kazan shpërtheu në fabrikë në zonën Hapur të shtetit Uttar Pradesh, tha oficeri i lartë i policisë Pravin Kumar, raporton Associated Press.
Të lënduarit janë dërguar në spital dhe tre prej tyre janë në gjendje kritike, tha ai.
Shpërthimin erdhi nga çatia e fabrikës, tha Ajay Mishra, një punonjës shpëtimi, ndërkohë që autoritetet urdhëruan një hetim.
Në vitin 2019, një zjarr i shkaktuar nga një qark i shkurtër elektrik në një fabrikë në Nju Delhi që prodhonte çanta dhe sende të tjera, la të vdekur 43 njerëz. Në një zjarr të dytë të madh atë vit, një zjarr në kuzhinën e paligjshme në çati të një ndërtese gjashtëkatëshe la të vdekur 17 njerëz, gjithashtu në Nju Delhi.
-
Mbi 30 të vdekur nga shpërthimi i fabrikës në Indi
-
11 të vdekur dhe 4 të lënduar si pasojë e zjarrit në një fabrikë në Indi
-
6 të vdekur e 40 të lënduar nga shpërthimi në një fabrikë fishekzjarrësh në Indi
-
Shpërthimi i bojlerit në fabrikë lë 6 të vdekur në Indi
-
Shpërthen zjarr në fabrikën e kimikateve në Indi, vdesin 18 persona