Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

6 të vdekur e 40 të lënduar nga shpërthimi në një fabrikë fishekzjarrësh në Indi

Një zjarr në një fabrikë fishekzjarrësh në Indinë qendrore ka marrë jetën e gjashtë personave dhe ka lënduar 40 të tjerë. Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar edhe shpërthime të tjera, thanë zyrtarët.

Videot në mediat sociale shfaqnin tym e flakë që dilnin nga fabrika gjersa njerëzit iknin nga zona.

Shkaku i zjarrit në Harda nuk ishte menjëherë i qartë.

Në Indi ka kërkesë të madhe për fishekzjarrë, të cilat përdoren në festa fetare dhe dasma.

Aksidentet fatale ndodhin pothuajse çdo vit pasi njerëzit punojnë në fabrika të improvizuara pa masat e duhura të sigurisë.

Edhe Të paktën 21 të vdekur nga zjarri në një hotel në New Delhi Botë Të paktën 21 të vdekur nga zjarri në një hotel në New Delhi

Një shpërthim në një fabrikë fishekzjarrësh në Indinë jugore korrikun e kaluar la të vdekur tetë persona.

E në vitin 2018, një zjarr masiv në një fabrikë fishekzjarrësh në Nju Delhi shkaktoi vdekjen e 17 punëtorëve.