Më tepër se 20 protestues janë arrestuar në Luxembourg City ndërsa policia ka përdorur edhe ujë për të shpërndarë protestuesit, raporton “RTL.lu”.
Policia kishte krijuar një zonë të veçantë në kryeqendër të Luksemburgut për protesta kundër masave të Qeverisë kundër koronavirusit, por u detyrua të intervenonte pasi protestuesit vazhdimisht shkelën perimetrin.
Një zyrtar policor u godit nga një fishekzjarrë, por shpëtoi pa lëndime serioze.
Sipas policisë, afro 500 persona morën pjesë në protesta.
Protesta kundër masave ka pasur të shtunën në qytete të ndryshme evropiane.
More than 20 arrested at Luxembourg City protests as water cannons deployed.#Luxembourg #Police #protest #NoVaccinePassportsAnywhere #lockdown #freedom #NoMore pic.twitter.com/yr2yu6WG2L
— Protest News (@ProtestNews_EN) December 12, 2021
-
Vazhdojnë protestat kundër masave për COVID-19 në vendet evropiane
-
Dhjetëra mijëra belgë protestojnë në Bruksel kundër masave të reja anti-COVID
-
Policia arreston 80 protestues kundër masave anti-COVID në Gjermani
-
Gjobiten qindra automjete që ishin drejtuar për Paris
-
150 të arrestuar në Berlin për protestën kundër vaksinimit të detyrueshëm