Policia në Gjermani ndërhyri me gaz lotsjellës dhe arrestoi 80 persona nga protestuesit që dëshironin të zhvillonin protestë pa leje kundër masave për COVID-19.
Qindra persona që dëshironin të protestonin u mblodhën drejt sheshit ku ndodhet parlamenti federal pavarësisht se në kryeqytetin Berlin është e ndaluar në kuadër të masave të marra kundër pandemisë COVID-19.
Për të ndaluar marshimin policia ndërhyri me gaz lotsjellës ndaj protestuesve.
Ndërkohë bëhet e ditur se mes policisë dhe protestuesve u shënuan përleshje.
Gjatë përleshjeve u arrestuan 80 persona ndërsa u plagosën lehtë 4 policë.
Ministria e Brendshme rajonale e Berlinit nuk ka lejuar ndonjë protestë të re për shkak se në protestat e mëparshme është paraqitur një qëndrim në kundërshtim me Ligjin për Mbrojtjen nga Infeksioni.
-
150 të arrestuar në Berlin për protestën kundër vaksinimit të detyrueshëm
-
Së paku 20 të arrestuar në protestat kundër masave anti-COVID në Luksemburg
-
Me gjithë protestat, gjermania miraton ligjin për izolim
-
Protestuesit vërshojnë rrugët derisa Gjermania debaton për Ligjin e izolimit
-
Protesta pa distancë në Gjermani, nuk duan mbrojtje ndaj virusit