Me gjithë protestat në Berlin, Parlamenti gjerman ka miratuar të mërkurën ligjin kombëtar për frenimin e përhapjes së COVID-19, me të cilin Qeverisë federale i jepen kompetencat për zbatimin e masave të izolimit në zonat me shkallë të lartë të rasteve pozitive me koronavirus.
Ligji i kundërshtuar parasheh mbylljen e shkollave dhe orën policore në rajonet me mbi 100 raste të reja të infektimit për 100 mijë banorë, brenda një periudhe kohore prej shtatë ditësh. Kundër këtij ligji, që nga e orët e para të ditës me qindra qytetarë kishin vërshuar rrugët e kryeqytetit.
Protesta është përshkuar me përleshje të dhunshme mes demonstruesve dhe forcave të policisë, të cilat kanë përdorur gazin lotsjellës dhe sprej piperi për shpërndarjen e turmës. Policia ka njoftuar se 152 persona janë arrestuar për shkeljen e masave kundër COVID-19, për sulmet ndaj shërbimeve të emergjencës si dhe për rezistencë ndaj forcave të zbatimit të ligjit.
-
Kaos në Gjermani, protestuesit anti-AfD përplasen me policinë
-
Mijëra njerëz protestojnë në Gjermani kundër AfD-së së ekstremit të djathtë
-
Mosbesimi ndaj qeverisë së Gjermanisë dhe reformave të saj
-
Gjermania goditet nga temperatura rekord, ndërsa vala e të nxehtit lëviz drejt lindjes
-
Gjermania teston aftësinë për t’u përballur me kërcënime, përfshirë ato bërthamore