Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Dhjetëra mijëra belgë protestojnë në Bruksel kundër masave të reja anti-COVID

Dhjetë mijëra njerëz marshuan në qendër të Brukselit të dielën për të protestuar kundër masave të përforcuara anti-COVID që Qeveria ka vendosur për të luftuar rritjen e fundit të rasteve të koronavirusit.

Në demonstratën e madhe që policia vlerësoi se morën pjesë rreth 35,000 njerëz, u protestua gjithashtu kundër këshillave të forta për t'u vaksinuar dhe çdo lëvizjeje për bërjen e vaksinimit të obligueshëm.

Duke thirrur "Liri, liri, liri" dhe duke kënduar këngën antifashiste "Bella Ciao", protestuesit u rreshtuan pas një pankarte të madhe ku thuhej "Së bashku për Lirinë".

Mes turmës, tabelat varionin nga shenjat e ekstremit të djathtë deri te flamujt e koalicionit ylber të komunitetit LGBT.

Kishte bomba tymi dhe fishekzjarrë, por nuk pati dhunë të dukshme kur marshuesit e parë arritën në pikën e fundit jashtë selisë së Bashkimit Evropian.

Ditëve të fundit, ka pasur marshime në shumë vende evropiane, pasi njëra pas tjetrës qeveritë ashpërsuan masat anti-COVID, duke shkuar deri në mbyllje të vendit, siç është rasti i Austrisë.

Edhe Në Belgjikë topa uji dhe gaz lotsjellës kundër protestuesve Botë Në Belgjikë topa uji dhe gaz lotsjellës kundër protestuesve

Ndërkohë, policia holandeze arrestoi rreth 40 persona gjatë trazirave në Hagë dhe qytete të tjera, derisa të paktën 5 policë mbetën të plagosur, pas dhunës së shfaqur gjatë protestave atje.