Numri i të vrarëve nga zjarri në një ndërtesë shumëkatëshe në pjesën perëndimore të Londrës, ka arritur në 12 vetë dhe ka shqetësime se ky numër mund të rritet, ka njoftuar policia.
Flaka e cila e kishte përfshirë ndërtesën ishte e intensitetit të tillë që nuk ishte parë “për vite” të tëra, tha sot shefi policor i Londrës, Stuart Cundy.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjëherësh, ekipet e zjarrfikësve thanë se i kanë shpëtuar 65 vetë.
Kryetari i qytetit të Londrës, Sadiq Khan, tha se “ka shumë” banorë që ende konsiderohen të zhdukur.
Zjarrfikësit ende po përpiqen ta vënë nën kontroll zjarrin e fuqishëm në ndërtesën, Grenfell Tower, që kishte filluar në orët e mëngjesit.
Shërbimi Ambulantor i Londrës tha se 70 vetë po trajtohen në spital, ndërsa 20 prej tyre janë në gjendje kritike.
Nuk është i njohur shkaku i shpërthimit të zjarrit.