Policia britanike tha se numri i të vdekurve apo zhdukurve nga djegia e një ndërtese në Londër, javën e kaluar, ka arritur në 79.
Komandanti i policisë, Stuart Cundy, tha se numri i viktimave mund të rritet prapë dhe se operacioni i shpëtimit në ndërtesë po vazhdon.
Kulla Grenfell, 24-katëshe, është përfshirë nga flakët më 14 qershor.
Shkaku i zjarrit, i cili është vënë nën kontroll vetëm pas se 24 orësh, mbetet i paqartë.
“Është vështirë të përshkruhet shkatërrimi që ka shkaktuar zjarri”, tha Cundy. Kryeministrja britanike, Theresa May, ka premtuar hetime të plota të rastit.
Artikuj të ngjashëm
-
Së paku 12 të vdekur e 20 në gjendje kritike nga zjarri në Londër
-
Disa të vdekur nga zjarri në ndërtesën në Londër
-
Fajësohet Brigada e Zjarrfikësve për zjarrin në kullën “Grenfell” në Londër
-
Në Angli, edhe 600 ndërtesa kanë fasadë të ndezshme
-
Konfirmohen emrat e 3 viktimave të para që humbën jetën nga zjarri në Londër