Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Së paku 100 të vdekur nga vërshimet në Japoni

Së paku 100 persona besohet se kanë vdekur deri më tani nga vërshime të shkaktuara pas reshjeve rekord në Japoninë perëndimore.

The Japan Times raporton se më shumë se 50 të tjera janë të zhdukur, përcjell KosovaPress. Që nga e mërkura, disa pjesë perëndimore të vendit kanë përjetuar tri herë më shumë të reshura, së në gjithë muajin qershor.

Dy milionë njerëz janë evakuuar përderisa lumenjtë kanë filluar të dalin nga shtretërit. Asnjëherë deri më tani Japonia nuk ka përjetuar këtë sasi të reshjeve të shiut.

{gallery}