Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Scholzi paralajmëron për planet e Rusisë në Evropë

(AP) - Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka akuzuar presidentin rus, Vladimir Putin, për planin që ta bëjë Rusinë fuqi imperialiste, duke nisur me pushtimin e Ukrainës.

Kancelari gjerman ka thënë plani i Rusisë që t’i lëvizë me forcë kufijtë evropianë do të rrezikonte paqen dhe kontinentin për një kohë të gjatë.

“Ata që nuk dëgjojnë apo lexojnë ato që thotë Putini mund të dyshojnë në këtë që po e them”, ka thënë Scholzi.

Kancelari gjerman ka thënë se Putini dëshiron ta bëjë Rusinë fuqi perandorake në Evropë, duke pasur ndërmend hartën e Perandorisë cariste ose të Bashkimit Sovjetik.

Lideri gjerman ka thënë se NATO-ja dhe Bashkimi Evropian duhet të bëhen gati për faktin se Rusia do t’i cilësojë si “armiq” deri sa të jetë Putini në pushtet.

Scholzi ka thënë se lufta në Ukrainë ka treguar nevojën për përkrahje për shtetet e kërcënuara nga Rusia, nëse është e nevojshme me ndihma edhe ushtarake.