Më herët u raportua se kancelari gjerman Olaf Scholz tha se pushtimi rus i Ukrainës ishte “i bllokuar” dhe se presidenti Vladimir Putin duhej “të dëgjonte të vërtetën”, raporton BBC.
Ai paralajmëroi gjithashtu se sugjerimet për një embargo të menjëhershme ndaj furnizimeve ruse të energjisë duhet të hidhen poshtë pasi ndikimi në Evropë do të ishte shkatërrues.
Scholz tha se Gjermania ishte në procesin e pavarësimit nga burimet ruse të energjisë, por “që ta bësh këtë nga një ditë në tjetrën do ta shtynte vendin tonë dhe të gjithë Evropën në një recension”.
Ai paralajmëroi se “të gjitha industritë do të ishin në prag të kolapsit dhe se sanksionet ekzistuese anti-ruse tashmë po i goditnin rëndë qytetarët gjermanë.
-
Scholz: Siguria energjetike e Gjermanisë për këtë dimër është e garantuar
-
Scholzi paralajmëron për planet e Rusisë në Evropë
-
Scholz pas bisedës me Putinin: Çdo aneksim nuk do të mbetet pa përgjigje
-
Ekonomia më e madhe evropiane do ta përballojë krizën energjetike
-
Scholz: Rusia s’do të jetë në gjendje të ruajë forcën për shkak të sanksioneve