Kancelari gjerman Olaf Scholz e ka bërë të qartë kundërshtimin ndaj idesë për zhvendosjen e palestinezëve nga Gaza në Jordani ose Egjipt, duke e quajtur këtë propozim “të papranueshëm”.
“Çdo plan për zhvendosje, ideja që qytetarët e Gazës të dëbohen në Egjipt ose Jordani, është e papranueshme”, ka thënë Scholz gjatë një aktiviteti fushate në Berlin, duke iu referuar komenteve të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
Scholzi theksoi rëndësinë e një zgjidhjeje me dy shtete, ku palestinezët dhe izraelitët të jetojnë në paqe krah për krah. Ai vuri në dukje se çdo paqe e qëndrueshme varet nga mundësia e vetëqeverisjes për Gazën nën Autoritetin Palestinez.
“Shpresa e brishtë për paqe që tani është e mundur nuk duhet të shpërdorohet”, u shpreh Scholz.
Sugjerimi i presidentit Trump për të zhvendosur palestinezët është përballur me refuzim të gjerë, përfshirë edhe nga Jordania dhe Egjipti, të cilët tashmë strehojnë numër të madh palestinezësh.
Deklaratat e Scholzit theksojnë gjithashtu rolin e Gjermanisë në rajon, si një nga furnizuesit kryesorë të armëve për Izraelin, me eksportet e mbrojtjes që janë rritur ndjeshëm që nga përshkallëzimi i konfliktit me Hamasin në vitin 2023.
-
Gjermania i del kundër Trumpit lidhur me Gazën
-
Mirëpritet plani i Trumpit për Gazën
-
Gjermania e konsideron si “kundërproduktive” njohjen e një shteti palestinez në këtë kohë
-
Izraeli në bisedime me Sudanin Jugor për zhvendosjen e palestinezëve të Gazës
-
Merz: Gjermania ndalon eksportet ushtarake që mund të përdoren në Rripin e Gazës