Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Scholzi kërkon reformimin e BE-së për të pranuar më shumë shtete

Olaf Scholz

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, të shtunën ka bërë thirrje për reformimin e Bashkimit Evropian me qëllim që të krijojë hapësirë për pranimin e shteteve të reja.

Ai gjithashtu ka bërë thirrje për më shumë autonomi ushtarake të bllokut evropian.

Në fjalimin e tij në Kongresin e Partive Socialiste të Evropës, Scholzi ka thënë se gradualisht duhet të bëhet braktisja e parimeve të unanimitetit për vendimet në punët e jashtme, por edhe në çështjen e taksave.

Ai ka thënë se për këto reforma duhet të binden shtetet anëtare të BE-së.

Tani për tani, vendimet e BE-së merren nëse të gjitha shtetet janë unanime në votë.

Scholzi gjithashtu ka shprehur përkrahje për pavarësinë ushtarake të BE-së.

Edhe Scholz: Është qëllimi im të thërras zgjedhje të parakohshme Botë Scholz: Është qëllimi im të thërras zgjedhje të parakohshme

Ai ka bërë thirrje për prokurim të koordinuar të armëve dhe pajisjeve ushtarake dhe formimin e një force evropiane të reagimit deri në vitin 2025./AP

https://www.koha.net/arberi/348195/batuta-e-scholzit-per-edi-ramen/